Qëlloi veten në banesë, kush është efektivja që humbi jetën tragjikisht
Identiteti i efektivës së re që i mori jetën vetes ditën e sotme është bërë publike. Mësohet se 21-vjeçarja është Aldoralda Loshi.
Ndërkohë që shkaqet e vetëvrasjes ende nuk dihen. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.