Qëlloi policin me dy plumba, i ati: Pasi u kthye nga Italia Kleredi shfaqi probleme të shëndetit mendor

Për ngjarjen janë pyetur edhe familjarë të Bozhanajt. I ati Vitri Bozhanaj u tha hetuesve se djali që ishte kthyer nga Italia kishte pasur probleme mendore, e kishte këshilluar të vizitohej por nuk kishte pranuar.

“Në muajin Gusht te vitit 2022 është kthyer së bashku me familjen e tij nga shteti Italian dhe prej këtij muaji ka qëndruar në banesën e tij. Pas kthimit nga Italia të djalit të tij, ai ka deklaruar se i biri kishte deklaruar se në shtetin Italian kishte patur problem me punëdhënësin dhe policia kishte mbajtur anen e shtetasit Italian, ne keto kushte i biri ishte detyruar të kthehej në Shqiperi duke fajësuar policin Italiane ku për punonjësit e policise kishte krijuar një llojë urretje.

Gjatë jetesës në banesë djali i tij kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor pasi nuk ka qënë i ekuilibruar në biseda, konstatim për të cilin ai i kishte sugjeruar djalit të kryente vizitë shëndetësore në një spital psikiatrik por djali i tij në mënyrë të vazhdueshe e ka refuzuar këshillën e babait. Nga vezhgimi dhe bisedat e zhvilluar ndermjet tyre, Vitriu kishte konstatuar se djali i tij kishte krijuar bindjen se nuk e donte askush dhe se të gjithë e urrenin.
Në lidhje me ngjarjen shtetasi Vitri Bozhanaj ka shpjeguar se më datë 20.09.2023, rreth ores 18:00, djali i tij Klered Bozhanaj ka dalë së bashku me gruan dhe djalin e tyre në lulishten para pallatit. Në orën 19:00 min shpjegon se eshte telefonuar nga bashkëshortja e tij të dilte njëherë jashtë pasi në lagje pasi kishte pasur të shtëna me armë zjarri.

Pas njoftimit nga bashkëshortja shtetasi Vitri ka dalë jashtë dhe ka shkuar te lulishtja e pallatit dhe atje ka kontaktuar me bashkëshorten e djalit të tij shtetasen M. Bozhanaj, të cilën e ka pyetur se ku ndodhej Kleredi, ndersa ajo i ka thënë se është larguar por pa i treguar një adresë të sakt për itinerarin e tij. Pas komunikmit me nusen e djali ka dalë në lagje për të kërkuar djalin e tij dhe pasi nuk e ka gjetur është rikthyer tek nusja e djalit.
Gjatë kohës që ka qënë duke qëndruar iu ka lindur mendimi që të kontrollonte te kompleksi “Xhura” dhe Xhamia ku djali i tij shkonte herë pas here. Në këtë moment janë afruar punonjësit e Policisë me të clët është takuar dhe ato e kanë pyetur se ku ndodhej djali i tij të cilëve Vitriu ju është përgjigjur se nuk ka informacion se ku ndodhej. Më tej biseda është zhvilluar në ambientet e banesës ku policia ka ushtruar dhe kontroll. I pyetur nëse djali i tij ka pasur armë zjarri në banesë apo ta mbante me vete, ai ka shpjeguar se nuk ka dijeni për një gjë të tillë dhe nuk e ka parë kurrë djalin me armë zjarri me vete.

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *