Anila Prendushi, 44 vjeçe, e plagosur rëndë sot nga i dashuri i saj, Kolë Manaj, është një punonjëse sociale pranë Bashkisë Shkodër. Ajo punonte në Qendrën Komunitare pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Sipas burimeve, Anila dhe Kolë Manaj kishin 5 vite që bashkëjetonin, dhe marrëdhënia e tyre kishte qenë e mirë.
Anila është nënë e tre djemve, të moshave 20, 18 dhe 9 vjeç, dhe ka 6 vite që është divorcuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës, ku Kolë Manaj qëlloi Anilën dhe më pas vrau veten. Sipas policisë, Anila është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.