Qëlloi me armë zjarri ndaj dy personave dhe arratiset 33-vjeçari në Kamëz
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në Kamëz. Burimet policore bëjnë me dije se një 33-vjeçar J. K.. dyshohet se ka qëlluar në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç dhe A. H., 39 vjeç dhe më pas është larguar.
Njoftimi i Policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.