Qëlloi me armë zjarri 29-vjeçarin pas sherrit për vend parkimi, arrestohet Franci Canaj
- 17 June, 2025
Franci Canaj, 32 vjeç, është vënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohet se qëlloi me armë zjarri ndaj një 29-vjeçari, pas një konflikti për një vend parkimi.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për ndalimin e Canajt, i cili do të përballet me akuzat për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ngjarja ka ndodhur më 9 prill 2025, kur gjatë debatit për motive të dobëta, Canaj ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin G. H., 29 vjeç. Policia ka nisur hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ