Qëlloi me armë pas sherrit me fqinjin, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër, në banesë i gjenden …

Është vënë në pranga shtetasi Serjan Jahja 41-vjeç, i cili një ditë më parë kanosi me armë zjarri fqinjin e tij në fshatin Dobraç, duke shtënë me pistoletë.

Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Serjan Jahja, 41 vjeç, për veprat penale:

“Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, sasi municioni luftarak si dhe shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme, që dyshohen të jenë produkt i veprimtarive kriminale.

Sipas bluve janë sekuestruar të gjitha provat materiale, ndërsa procedurat ligjore për vijimin e hetimeve do të zhvillohen nga Prokuroria e Shkodrës.