Qëlloi me armë në ajër dhe vuri në rrezik jetën e njerëzve, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë
- 15 June, 2024
Një 27-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi qëlloi me një armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Kuzum Baba”, në lagjen “Partizani”, duke rrezikuar banorët e zonës.
Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit A. S. i është gjetur një armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ