Qëlloi me armë ndaj ish-deputetit, arrestohet 30-vjeçari nga Kurbini

Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili dyshohet se një vit më parë qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së ish-deputetit Armando Prenga.

Në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave në kërkim, është vënë në pranga shtetasi F. I. 30 vjeç, banues në Fushe Kuqe, Kurbin.

30-vjeçari  ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25.05.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

Me datë 17 maj 2023, në Fushë Kuqe, i ndaluari F. I., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në lëvizje të drejtuar nga shtetasi Armando Prenga 49 vjeç.