Qëlloi me armë gjahu, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar jashtë ambienteve të një lokali në zonën e Kënetës në Durrës.

Një person ka qëlluar në ajër me armë gjahu. Policia ka shoqëruar dhe kapur personin që ka qëlluar në ajër me armë gjahu.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjëndje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër.

Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.