Qëlloi me armë drejt policisë, RENEA dhe FNSH nisin kërkimet për autorin në Repisht të Malësisë së Madhe

Sipas informacioneve paraprake, është qëlluar një grup i policisë në fshatin Repisht të Malësisë së Madhe, gjatë kontrolleve për kanabis. Nuk ka efektivë të plagosur, RENEA dhe FNSH janë nisur në mbështetje të grupit të policisë. Ishin duke iu afruar një parcele të mbjellë me drogë në zonën malore. Dyshohet se ka qëlluar një person, roje e parcelës.

Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Pritet njoftimi zyrtar i policisë. Repishti është në Njësinë Administrative Shkrel në M.Madhe, zonë problematike për kultivimin e kanabisit. Për shkak të terrenit të thyer malor, është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter për të lokalizuar personin që ka qëlluar ndaj policisë.