Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë, detajet nga ngjarja

Një person është qëlluar gjatë natës me armë zjarri në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Grykë-Zezë.

I plagosuri është identifikuar si shtetasi Edmond Gjoka.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.