Qëllohet me armë zjarri në mes të Bulqizës, policia gjen motorin e djegur
Të shtëna me armë zjarri në Bulqiza
Një qytetar, Luan Tërnova ka bërë kallëzim në komisariatin e Bulqizës, se kanë qëlluar me armë zjarri në qytet
NJOFTIMI I POLICISE:
Mesditën e sotme, shtetasi L. T., ka njoftuar sallën operative se në qytetin e Bulqizës, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime.
Nga kontrolli i territorit, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të japim informacion më të plotë.