Qëllohet drejt një automjeti të parkuar në Shkodër, autori po lëvizte me një motor

Zbardhen detaje nga atentati i dështuar në lagjen “Rus” të Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë, autori, i cili qarkullonte me një motomjet (motor) pa targa ka qëlluar më armë në drejtim të një automjeti tip “Peugeot” të parkuar në pronësi të shtetasit, Elvis Hoxha.

Nga 4 të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi të shtetasit E. H.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpuntori i tij, drejtuesi i motomjetit.