Putin shpall armëpushim për Pashkë, por sirenat e sulmit ajror rus bien në Kiev! Mediat raportojnë kërcënim me raketa

Pavarësisht deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim të përkohshëm me rastin e Pashkëve Ortodokse, mbrëmja në Kiev është shoqëruar me alarm për sulm ajror, duke nxitur shqetësim dhe pasiguri tek qytetarët.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, sirenat e sulmit ajror tingëlluan në kryeqytetin ukrainas rreth orës 22:00 me orën lokale (19:00 GMT), ndërsa autoritetet lëshuan një mesazh paralajmërues për një kërcënim me raketa në rajon, duke u kërkuar qytetarëve të drejtohen menjëherë drejt strehimoreve.

Kjo ndodhi vetëm pak orë pas njoftimit të Kremlinit, sipas të cilit luftimet do të ndaleshin përkohësisht deri në orën 21:00 GMT të ditës së nesërme (00:00 me orën e Moskës) si një gjest simbolik për Pashkë. Megjithatë, zhvillimet në terren duket se nuk përputhen me deklaratat zyrtare.