Putin: Perëndimi kërkon të prishë dialogun SHBA-Rusi! Duan një botë jostabile
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se “elita perëndimore” po përpiqet të pengojë rifillimin e kontakteve mes Uashingtonit dhe Moskës.
“E kuptoj se jo të gjithë janë të kënaqur me dialogun e ri ruso-amerikan. Elita perëndimore është e vendosur të ruajë jostabilitetin në botë dhe do të përpiqet ta prishë ose kompromentojë këtë proces,” tha Putin gjatë një takimi në Agjencinë e Sigurisë së Rusisë.
Ai theksoi se Rusia duhet të përdorë të gjitha mjetet diplomatike dhe shërbimet speciale për të parandaluar përpjekjet që ai i cilësoi si “dashakeqëse”.
Gjithashtu, Putin tha se Perëndimi po përballet me sfida të mëdha të brendshme, duke përmendur si shembull problemet ekonomike të shumë vendeve perëndimore.