“Putin”/ Nga fëmijëria e dhunshme deri tek periudhat dramatike, del filmi që zbërthen presidentin rus me ndihmën e inteligjencës artificiale

Filmi i ri “Putin”, një produksion i regjisorit polak Patrick Vega, ka nisur të shfaqet në kinematë gjermane që prej 9 janarit. Ky film horror përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale për të krijuar një version digjital të Vladimir Putin, duke paraqitur jetën e presidentit rus përmes një narrative të kombinuar mes fakteve dhe fantazisë.

Një histori mes realitetit dhe imagjinatës

Filmi eksploron jeta e Putinit që nga fëmijëria e tij e dhunshme, puna për KGB-në, periudhat traumatike në Dresden, deri tek ngritja e tij në pushtet përkrah kryebashkiakut Anatoli Sobchak dhe përballja me kaosin politik të viteve ’90 në Rusi.

Produksioni përfshin spekulime mbi jetën personale të liderit, si marrëdhënia e tij e përfolur me Alina Kabaeva, dhe skena të imagjinuara, si momenti kur gruaja e tij e atëhershme, Lyudmila, e gjen atë me ish-gjimnasten në zyrën presidenciale.

Një pasqyrë e pushtetit dhe dhunës

“Putin” përqendrohet në ngjarje të rëndësishme të epokës së tij në pushtet, si:

•Shpërthimet e shtëpive në Rusi, të cilat sipas filmit u orkestruan për të terrorizuar qytetarët.

•Tragjeditë në teatrin e Dubrovkës (2002) dhe shkollën në Beslan (2004).

•Luftërat në Çeçeni dhe Ukrainë, duke përfshirë masakrën e Butës, të cilën filmi e portretizon si simbol të krimeve të luftës ruse.

Putin, një figurë mes frikës dhe pushtetit absolut

Produksioni shfaq një portret të frikshëm të presidentit rus, duke nxjerrë në pah jo vetëm ambiciet e tij për pushtet, por edhe dhunën dhe terrorin që kanë karakterizuar sundimin e tij. Me një narrativë që kalon kufijtë e absurditetit dhe afron me realitetin, filmi pyet se çfarë ndodh kur një lider vepron pa kufizime.

“Putin” është një thirrje për reflektim mbi ndikimin e pakufizuar të pushtetit dhe pasojat e tij, duke ofruar një këndvështrim të ashpër mbi figurën e njërit prej liderëve më të diskutuar në botë.