Putin i përgjigjet Trump-it: Ushtarët ukrainas lirohen nëse dorëzojnë armët

Presidenti rus Vladimir Putin tha në lidhje me diskutimet e vazhdueshme për Ukrainën , se “situata ka filluar të lëvizë”.

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të Rusisë dhe duke iu përgjigjur kërkesës së presidentit amerikan Donald Trump për të shpëtuar jetën e ushtarëve ukrainas të rrethuar në Kursk, Putin u përgjigj se ne do t’ua shpëtojmë jetën nëse ata dorëzojnë armët dhe dorëzohen.

“Që të zbatohet kushti i mëshirës, ​​është e nevojshme që ata të marrin urdhër nga pala ukrainase që të dorëzohen dhe të lënë armët. “Ky do të jetë kushti kryesor për të siguruar mbijetesën e ushtarëve ukrainas të bllokuar në rajonin e Kurskut”, tha Putin.