Putin: I kemi thënë Izraelit se Irani nuk synon armë bërthamore, nuk ka prova që po krijon bombë atomike
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia i ka bërë të qartë Izraelit se Irani nuk ka ndërmend të pajiset me armë bërthamore. Gjatë një interviste për SkyNews Arabia, Putin theksoi se Moska ka përsëritur qëndrimin e saj se kundërshton përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe nuk sheh prova që Teherani synon të ndërtojë bombë atomike.
“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike nuk ka gjetur asnjë provë që të tregojë se Irani kërkon të ndërtojë armë bërthamore”, u shpreh presidenti rus, duke shtuar se Rusia mbështet të drejtën e Iranit për të zhvilluar energji bërthamore për qëllime paqësore.
Putin vuri në dukje rëndësinë e fetvasë në Iran, e cila ndalon prodhimin e armëve bërthamore, dhe deklaroi se Moska është e gatshme të ndihmojë Teheranin në zhvillimin e programit të tij bërthamor civil.