Puthja ‘fake’ mes Kamala Harris dhe Donald Trump që po bën xhiron e rrjetit! Shpikja e rrezikshme e inteligjencës artificiale të Elon Musk

Për shembull, imazhi i rremë i krijuar me Grok, në të cilin një burrë që duket si Donald Trump dhe një grua që duket si Kamala Harris, puthen me pasion, është bërë virale nga përdoruesit e medies sociale X, dikur e njohur si Tëitter, në pronësi të Musk. Megjithëse rregullat e përdorimit të Grok ndalojnë gjenerimin e imazheve fyese, të dhunshme, të turpshme dhe shpifëse, përdoruesit që po testojnë inteligjencën artificiale të re të Musk raportojnë se nuk ka kufij për atë që mund të gjenerohet.

Harris mobilizon demokratët, por a mund t’i fitojë zgjedhjet?

Obama thith kokainë

Trump qëllon me dy armë

Trump përqafoi Kamala Harris shtatzënë

Taylor Sëift me të brendshme

Hitleri duke ngrënë shalqi

Një UFO me emblemën naziste

Faqja online ‘The Verge’ krijoi një foto të rreme të Barack Obamës duke u përpjekur të godasë me thikë Joe Biden. Në disa raste protagonistët e imazheve ngjajnë shumë pak me origjinalin, njerëzit me mish e me gjak  Në të tjera raste janë praktikisht identike. Personi që përfiton më shumë është është vetë Donald Trump, i cili qëndron pas Kamala Harris në sondazhe dhe është gati të luajë pisët, për të rimarrë terren ( ashtu si para disa ditësh kur shkruante se turma në pritje të zv. presidentes amerikan në aeroportin e Detroitit ishte krijuar me IA (Inteligjenca Artificiale) Programi Grok, i inteligjencës artificiale gjeneruese është disponueshme aktualisht vetëm për përdoruesit premium të platformës X. Nga njëra anë, Elon Musk duhet të jetë përgjegjës për rregullimin dhe kontrollin e kësaj teknologjie të fuqishme. Nga ana tjetër, mbështetja e zjarrtë e sipërmarrësit për Donald Trump ngre dyshime për gatishmërinë e tij për të vendosur kufizime të rrepta për përdorimin e Grok.

Tendenca e Trump për polemika dhe për të sfiduar konventën të orienton që Musk mund të përdorë inteligjencën artificiale të tij për të nxitur dezinformimin, për të sulmuar Kamala Harris dhe për të ndikuar potencialisht opinionin publik në garën për Shtëpinë e Bardhë. Vetë Musk së fundmi ka shpërndarë në llogarinë e tij X, i ndjekur nga më shumë se 190 milionë ndjekës, një reklamë që kritikon Kamala Harris, në të cilën është përdorur zëri i zëvendëspresidentes amerikane të klonuar nga inteligjenca artificiale. “Rasti Grok” ngre pyetje të rëndësishme etike në lidhje me përdorimin e Inteligjencës Artificiale në mediat sociale dhe peshën që teknologjia e madhe – dhe biznesmenët e pasur që veprojnë në sektorin gjenerues të inteligjencës artificiale – kanë në proceset demokratike. /La Repubblica, pershtati shqiptarja.com/