“Pushtuan” stadiumin! IMT merr vendimin për çadrat: Nuk do të lejohen të vendosen sërish, janë të paligjshme!
Më 30 maj 2025, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës vendosi që baret dhe restorantet rreth stadiumit “Arena Kombëtare” nuk lejohen më të vendosin çadra apo struktura të jashtme.
Këto struktura u hoqën fillimisht para ndeshjes Shqipëri–Serbi për arsye sigurie, por tashmë largimi i tyre është zyrtar dhe me vendim të bashkisë. Autoritetet thonë se këto çadra ishin të paligjshme.
Pra baret dhe restorantet përreth Arenës Kombëtare nuk kanë më çadra apo struktura të jashtme, të cilat prej vitesh funksiononin si ambiente të mbyllura me ndarje xhami. Aktualisht, klientët mund të ulen vetëm në karriget e vendosura jashtë, pa asnjë mbulim shtesë.