Pushtimi rus prej 14 muajsh, Ukraina merr vendimin final në arenën sportive
Vendimi i tepër kritikuar nga atletët ukrainas ka detyruar Ministrinë e Sporteve që të tërheq ekipet e saj kombëtare në ngjarjet e ardhshme sportive.
Sipas asaj që thuhet në dekretin e botuar, Ukraina do ndalojë ekipet që të marrin pjesë në garat olimpike, joolimpike dhe paraolimpike, ku përfshihen sportistë nga Rusia dhe Bjellorusia.
Ukraina kishte paralajmëruar më parë federatat e saj sportive se do t’i hiqte statusin e tyre si organe qeverisëse nëse atletët e tyre konkurrojnë në skenën ndërkombëtare me dy shtete armike prej më shumë se 14 muajsh.
Turnet ku Ukraina do të mungojë nuk bëhen të ditura, pavarësisht se shumë kombëtare janë gati për të marrë pjesë në kompeticionet ku do garojnë. Kombëtarja e futbollit do të luajë raundet kualifikuese të Euro2024 duke nisur nga muaji qershor.
Ndërkaq, në dyshim mbeten edhe marrja pjesë në turnet kualifikuese për kombëtaret që duan të sigurojnë biletën për në fazën e fundit të Lojërave Olimpike në Paris vitin e ardhshëm.