Pushteti i Belinda Ballukut dhe “çunat” e saj!

Nëse ka një njeri më të pushtetshëm në Shqipëri, pas Edi Ramës, ajo është Belinda Balluku. Pushtet të cilin, ja ka dhënë vetë kreu i qeverisë, por me kalimin e kohës, është zgjeruar, duke u katapultuar dhe duke “pushtuar” drejtoritë, digasteret dhe institucionet më të rëndësishme në vend. Për të krijuar një llojë balance, (që duket se tashmë është disbalancuar), me Erion Veliajn, të cilin kryeministri e ka frikë se një ditë, mund t’i zërë vendin. Dhe jo vetëm kaq, në përfundim të Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama njoftoi se numrin 2 të qeverisë së tij, do ta dërgojë drejtuese politike në qarkun e Fierit, për zgjedhjet që po afrojnë. Por ne duhet të rikujtojmë se Fieri, është qarku i dytë në vend që prodhon më shumë deputetë. Pavarësisht se, burimet thanë për Replikë se që me vajtjen në Fier të Belinda Ballukut, marrëdhënia me kreun e bashkisë së këtij qyteti, nuk është aspak e mirë. Madje flitet për një ashpërsim të situatës, që përkthehet në rrezik për mbarëvatjen e fushatës zgjedhore. Megjithatë kjo është një tjetër pikë, për të cilën do të flasim në një moment tjetër. Janë 20 djem që mbajnë poste drejtuese, si drejtorë të përgjithshëm, administratorë, ministra e drejtorë policie, që janë vënë me “dorën” e Belinda Ballukut.

Replikë ka vendosur të rendisë me radhë, të gjithë emrat e kësaj liste të gjatë, që i detyrohen për pozicionin që mbajnë, pushtetares, zv.kryeministres së Shqipërisë.

Ceno Klosi – Ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, që pas dorëheqjes, u bë numri dy i ministrisë që drejtohet nga vetë Belinda Balluku, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Evis Berberi – është drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Më herët ai ka qenë shef departamenti në AlbControl, në kohën që drejtohej nga vetë Belinda Balluku.

 

Klevis Jahaj – Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM). Klevis Jahaj ka qenë drejtor i Divizionit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për Rajonin e Tiranës për disa vite.

Erlis Hereni – këshilltar i ministres Balluku, u caktua edhe si administrator i kompanisë publike “Albanian Seaports Development Company”.


Skerdi Drenova – drejton prej janarit të vitit 2019 Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST). Ai ka qenë më herët drejtor në Divizionin e Tiranës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Drenova u emërua në krye të OST-së menjëherë sapo Belinda Balluku mori drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Pirro Vengu– Ministër i Mbrojtjes. Më herët drejtues i Autoritetit Portual të Durrësit dhe konsiderohet si një prej personazhe “më të bindur” të ministres Balluku.

Enea Karakaçi – Drejtor i Operatorit të Shpërndarjes së Sistemit të Energjisë Elektrike (OSSHE).

Bledian Dalipi – Drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).

 

Blendi Gonxhe – Ish drejtues në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Aktualisht Ministër i Kulturës, si dhe zëvendësues i Belinda Ballukut në Dibër.

 

Eltar Deda – Drejtor i kompanisë shtetërore të naftës, “Albpetrol”. Fillimisht ishte drejtues i Agjencisë së Efiçensës së Energjisë dhe më tej u emërua në krye të “Albpetrol.

Arbër Avrami – Drejtpor i  kompanisë shtetërore të gazit, “Albgaz”, në varësi të ministres Balluku.

Ergys Verdho – Administratori i Korporatës Elektro-Energjitike Shqiptare (KESH). Ai u vendos fillimisht si “drejtor i komanduar” i Autoritetit Rrugor Shqiptar në fillim të vitit 2019, kur ish-titullarja e institucionit, Sonila Qato, u shkarkua. Më tej, Verdho mori emërimin zyrtar në ARRSH dhe prej qershorit 2021 drejton KESH-in, ku zëvendësoi Benet Becin, që arriti të merrte një mandat deputeti.

Belinda Balluku ka djemtë e saj edhe Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Por edhe minsitrin e ri të Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete.Ndërsa një pjesë prej “Çunave” të Belindës janë edhe në SPAK, duke e çuar kështu në të paktën 20, numrin e bukuroshëve të saj.

Po ashtu, Belinda Balluku ka edhe disa drejtues policie, si “çunat” e saj. Një prej tyre ishte edhe Oltion Bistri, sot i arrestuar me urdhër të SPAK për bashkëpunim me organizatat kriminale. Madje, të dy së bashku, i kanë kryer kryeministrit Rama një nga nderet më të mëdha të kohëve të fundit. “kokën” e Fredi Belerit.

Belinda Balluku i ka shërbyer Ramës ehde në “prerjen” e kokave të disa kryebashkiakëve socialitë, mes tyre edhe të ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, duke e zëvendësuar me “mikeshën” e saj Festime Mjeshtri. Nga sa u tha më lart, kuptohet qartë se sa i fuqishëm është bërë emri dhe pushteti i Belinda Ballukut. Pasi të gjitha ministritë, drejtoritë dhe administratat që ka vendosur “çunat” e saj, janë më të rëndësishmet, edhe për nga ekonomia dhe tenderat.

*Ky artikull eshte ekskluziv i Replika.al. Ai eshte ndertuar mbi bazen e informacioneve dhe lidhjeve qe redaksia e Replike ka gjetur dhe siguruar. 

 

 

Check Also

U përfol për ndarjen nga biznesmeni, Luana Vjollca trazon rrjetin dhe poston propozimin për MARTESË!

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, ka ‘’trazuar’’ rrjetin. Ajo në Instagramin e saj ka postuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *