Jasir Asani po shijon një periudhë të mirë si në karrierën e tij, ashtu edhe në jetën private. Ylli i Kombëtares është ndër emrat më të dashur dhe më të vlerësuar së skuadrës sonë, duke iu besuar koha si titullar thuajse në çdo ndeshje. Ndërkaq, futbollisti vijon me karrierën e tij edhe në Korenë e Jugut, ku luan me një nga skuadrat vendase.
Pasi ka mbyllur edhe angazhimet e tij me Kombëtaren, me dy ndeshje të luajtuara në Air Albania, Asani i është dorëzuar dashurisë. Ai së bashku me partneren e tij, Giota kanë udhëtuar drejt Dubait, për të shijuar disa ditë relaksi në një resort luksoz. Në rrjetet sociale, vetë futbollisti ka shpërndarë disa pamje, ku shfaqet duke shijuar një ditë në safari.
Ashtu edhe si mund të dallohet në foto, resorti që çifti ka zgjedhur është ndër më luksozët në Dubai. E natyrisht që kur vjen puna tek partnerja e tij, Jasiri nuk kursehet aspak, duke realizuar kështu pushimet e ëndrrave për çiftin. Çifti është bashkë prej gati 1 viti dhe duket se dyshja janë më se të dashuruar. Partnerja e tij, ka folur edhe publikisht për këtë histori, duke zbuluar edhe si janë njohur. E gjitha filloi me një follow në Instagram për t’u kthyer më pas në një dashuri të vërtetë.
“Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje. E njihja kur ka luajtur me ekipin e “Partizanit” dhe unë shkoja shikoja ndeshjet se kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur por, dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë.”
Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Jasi Asani një vit më parë zbuloi për herë të parë se është i dashuruar. I pyetur nga gazetarja se a i shkruajnë më shumë vajza tani, futbollisti tregoi se tashmë numri i femrave që i dërgojnë mesazhe është rritur.
“Janë rritur goxha shumë”– tha ai. “Si është zemra e Jasir Asanit për momentin përveç se me emocionin e madh për kombëtaren?”– e pyeti moderatorja, ndërsa Asani tregoi: “E mbyllur”. Futbollisti tregoi se është në një lidhje dashurie, teksa tha se vajza që i ka rrëmbyer zemrën është nga Tirana por nuk është një personazh i njohur shqiptar. “Ka një dhe është tiranase”– tha ai.
Që prej asaj dite, çifti shfaqet kudo së bashku. Madje Giota është edhe ndër mbështetëset më të mëdha të Jasirit në stadium, ku nuk mungon në asnjë ndeshje të Kombëtares. Edhe më herët, kemi shkruar për pasionin e yllit të Kombëtares, për të bërë udhëtime luksoze me partneren, ndaj edhe këto pushime luksi në Dubai, janë vetëm një copëz e historisë së bukur të dashurisë që çifti është duke jetuar prej gati 1 viti.