Punonjëset kolumbiane të seksit lihet në burg nga Gjykata e Tiranës
Gjykata e Tiranës konfirmoi masat e sigurisë “arrest në burg” për 5 kolumbianet e arrestuara në kuadër të operacionit “Orkidea”, si pjesë e një rrjeti prostitucioni në kryeqytet.
Në seancën e sotme, vajzat nga Kolumbia i thanë trupës gjykuese se kishin ardhur në Shqipëri përmes një agjencie punësimi për arsye ekonomike.
Kjo sepse kishin kaluar divorce në vendin e tyre të origjinës. Edhe pse kanë pranuar se ishin të përfshira në rrjetin e prostitucionit, nuk e dinin që kjo veprimtari ishte vepër penale në Shqipëri. Në gjyq foli edhe taksisti Sulollari, duke pretenduar se ka bërë vetëm punën e tij dhe se nuk ka lidhje me rrjetin.
Ai ka pranuar se ka transportuar vajzat nga Rinasi drejt Tiranës, në këmbim të pagimit të tarifës së taksisë. Por vetëm kaq! Ndërsa prokurori i tha gjykatës se 39-vjeçari Sulollari ka mbajtur kontakte me Gabriela Martinez, kolumbianen 47-vjeçare, të shpallur në kërkim si drejtuesja e këtij rrjeti prostitucioni në kryeqytet.
Arrest në burg:
Esmerald Sulollari, 39-vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”
Yuly Gomez, 33-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
Liliana Valencia, 23-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
Nicol Benitez, 27-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”
Stefania Marin, 29-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
Nicole Bertel, 27-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:
Arrest në Shtëpi:
Elona Muraj, 47-vjeçe, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim, “Shfrytëzim i prostitucionit”.
Anisa Brahaj, 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.