Punimet në rrugën e Komanit, Rama: Do të rrisë sigurinë dhe turizmin në zonë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i punimeve në Rrugën e Komanit, një aks prej 31 kilometrash që lidh dy hidrocentralet në këtë zonë.
Sipas Ramës, përfundimi i kësaj rruge do të rrisë sigurinë e qarkullimit dhe do të japë një shtysë të re për zhvillimin e turizmit.
“Me disa opinione qytetarësh nga kantieri i Rrugës së Komanit, një aks i 31 km që lidh dy hidrocentralet duke rritur sigurinë e qarkullimit, si edhe duke i dhënë një hov të ri turizmit të kësaj tjetër zone të bekuar të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Ky projekt konsiderohet një investim i rëndësishëm për infrastrukturën e zonës, e cila vitet e fundit ka tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.