Punëtori vdes në kantierin e aeroportit në Akërni, arrestohet administratori i kompanisë së ndërtimit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kantierin e aeroportit në ndërtim në Akërni të Vlorës, ku një punëtor, Dorian Hasani, 38 vjeç, ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi gjatë punës.
Për këtë tragjedi është arrestuar administratori i kompanisë së ndërtimit, Dashamir Nesimi, 45 vjeç, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Ndaj tij rëndon dyshimi se nuk ka zbatuar masat e nevojshme të sigurisë teknike në vendin e punës, duke sjellë pasoja fatale për punëtorin.
Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe përgjegjësi i punimeve, Ulvi Seferi, 41 vjeç. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.