Punëtori i huaj humb jetën në kantier ndërtimi në Tiranë, arrestohet inxhinieri! Dy të tjerë në kërkim
Një ngjarje tragjike ndodhi një ditë më parë në një kantier ndërtimi në Tiranë, ku një punëtor i huaj, 47-vjeçari V. N., humbi jetën pasi ra nga lartësia e një pallati në ndërtim.
Pas ngjarjes, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan inxhinierin e ndërtimit D. H., 32 vjeç, i cili punonte pranë firmës që po kryente punimet.
Ndërkohë, u shpallën në kërkim administrator i firmës E. K., 34 vjeç, dhe drejtuesi teknik R. J., 75 vjeç, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke sjellë pasojat tragjike.
Policia njofton se vijon punën për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet mbi ngjarjen janë ende në zhvillim.