Është vënë në pranga Gerald Krrashi, përgjegjës i kompanisë nënkontraktore, e cila kryente punimet për ndërtimin e një pallati në zonën e ish-Kinostudios në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë. Ai u arrestua nga policia pas vdekjes në punë të 53-vjeçarit Adrian Fejzullai.
Krrashi është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave në punë, me pasojë vdekjen!”.
Adrian Fejzullai kishte pak vite që ishte kthyer nga Greqia për të ndërtuar jetën këtu në Tiranë. Me bashkëshorten e tij jetonin në Shkozë, pranë vëllait.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ