Një muaj më parë, shqiptari Edison Malaj humbi jetën në Itali, në vendin e punës ku ai punonte. Edison Malaj, 55 vjeç, ishte babai i dy fëmijëve dhe prej 25 vitesh jetonte dhe punonte në Cosenza në ndërtim.
Ai humbi jetën më 18 shkurt teksa punonte, pasi një masiv betoni u shkëput nga vinçi duke e zënë poshtë dhe duke ndërruar jetën në vend.
Ditën e djeshme, 1 muaj pas vdekjes familjarët, shqiptarë që jetojnë atje, por edhe italiane të zonës kanë bërë një tubim me shkrime “Puna më kushtoi jetën” dhe “Jeta e njeriut vlen më shumë se fitimet e reformës Komuniste”.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ