Puna 1-vjeçare e SPAK, Dumani bën bilancin para KLP-së: BKH me kapacitet të plotë
Kryetari i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka bërë bilancin e punës 1-vjeçare të institucionit ë drejton.
Raportimin kreu i SPAK e ka bërë para Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Dumani tha ndër të tjera se në vitin 2022, u plotësua struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi u rekrutuan edhe 32 oficerë të tjerë.
“Në lidhje me rekomandimin e përmbylljes së vendeve vakante në SPAK, nënvizojmë se përgjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të BKH, duke finalizuar plotësimin e kësaj strukture dhe me emërimin e 60 hetuesve pranë BHK. Pra, kemi një BKH që sa i takon numrit të hetuesve, është në numrin e saj të plotë dhe është efektive.
Sidoqoftë, vlen të nënvizohet se organika mbetet ende e paplotësuar, ku ka vende vakante për 3 prokurorë të posaçëm dhe 257 punonjës së administratës civile. Kujdes është treguar edhe lidhur me plotësimit të sektorëve, sidomos atyre të ekspertizës së hetimit financiar.
SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit. Janë rritur me 30% çështjet lidhur me korrupsionin. Po ashtu prokurorët u janë nënshtruar disa trajnimeve të rëndësishme”, tha Dumani.