Publikohet rezultati në njësinë nr. 10 në Tiranë, fiton PS me 49.03%

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr. 10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5,304 vota, që përbëjnë 49.03% të totalit të votave.

Pas PS-së, renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 3,498 vota ose 32.34%.

Subjektet e tjera kanë marrë:

  • Partia Mundësia – 694 vota (6.42%)
  • Lëvizja Bashkë – 397 vota (3.67%)
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 319 vota (2.95%)
  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 222 vota (2.05%)
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 220 vota (2.03%)
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 97 vota (0.90%)
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 31 vota (0.29%)
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 28 vota (0.26%)
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 7 vota (0.06%)