Publikohet fotografia e Sajma Qordja, e reja që alarmoi Astirin
Kjo që shikoni në fotografi është Sajma Qordja, e reja që për disa orë mbajti në alarm zonën e Astirit.
Forcat RENEA kanë hyrë në banesë dhe e kanë gjetur të renë Sajma Qordja të vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Gjithashtu të blutë bëjnë me dije se në banesë janë gjetur edhe dy armë mbi tavolinë, për të cilat në këto momente po këqyren nga ekspertët e kriminalistikës.
Ndërkohë burimet për Replikë bëjnë me dije se shtëpia ku gjendej Qordja është marrë me qera ditore nga i dashuri i vajzës. Gjithashtu mësohet se pronari i banesës ka edhe një hyrje tjetër ngjitur me këtë banesë. I dashuri i vajzës më pas ka marrë me qira edhe hyrjen tjetër. Policia kishte info se në këtë banesë kishte armë zjarri. Sot efektivët kanë ndërhyrë në banesën e dytë ku kanë gjetur dy armë zjarri dhe shenja kokaine. Banesa ka qënë thuajse e shkatërruar.
Kur efektivët kanë trokitur në banesën tjetër që ishte e reja ajo ka filluar të bërtasë dhe është kyçur brenda dhe ka lajmëruar policinë.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:
Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.
Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.
Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.