Publikohen pamjet nga sherri me thika në ‘Qytet Studenti’, mbeti i plagosur Aron Demiraj

Ky është momenti nga sherri me thika mes dy të rinjve në “Qytetin Studenti”, ku mbeti i plagosur 20-vjeçari Aron Demiraj.

Mësohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta dhe se 20-vjeçai ka marrë disa plagë me thikë, në krahë, gjoks dhe këmbë, ndërsa dyshohet për 8 goditje.

Njofitmi i policisë

Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.