Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka publikuar pamjet nga takimi i tij me Donald Trump Junior, djalin e ish-presidentit amerikan Donald Trump. Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç bëri të ditur se diskutuan për çështje të rëndësishme politike dhe ekonomike globale, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas presidentit serb, biseda ishte e përzemërt dhe përqendrohej në rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në të ardhmen.
“Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale,” shkroi Vuçiç në postimin e tij.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ