Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen çdo katër vjet, gjithmonë të martën pas hënës së parë të nëntorit. Kjo është një traditë që daton që nga viti 1845 dhe ka një arsye historike pas saj.
Në atë kohë, SHBA ishte një komb kryesisht bujqësor dhe fermerët udhëtonin për të votuar. E shtuna ishte ditë pune në fermë, e diela ishte ditë e shenjtë për të shkuar në kishë, dhe e mërkura ishte dita e panaireve. Për këtë arsye, ata vendosën që të martën do të ishte koha më e përshtatshme për të lejuar votuesit të udhëtonin në qendrat e votimit që mund të ishin larg.
Kjo traditë është mbajtur deri në ditët e sotme, përveç rasteve kur muaji fillon me të martën, duke e shtyrë datën një javë më pas.
Duelet televizive dhe ndikimi në zgjedhje
Pjesë e fushatës parazgjedhore në SHBA janë edhe debatet televizive, që shpesh kanë një ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve. Për shembull, në vitin 1984, Presidenti Ronald Reagan, megjithëse kishte një performancë të dobët në debat, fitoi zgjedhjet me një diferencë të madhe.
Ndërkohë, në vitin 1988, kandidatët gjithashtu përjetuan momente të papritura, si në rastin e Mike Dukakis, i cili humbi shumë mbështetje nga votuesit për shkak të një përgjigje të ftohtë dhe të paemocionuar në një pyetje shumë delikate.