”Pse po fshihet Celibashi”? Bardhi revoltohet për regjistrimin: Kreu i KQZ-së po pengon PD-në

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar sot në rrjetet sociale në lidhje me situatën për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Ai thotë se KQZ  e ka detyrim ligjor detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjeherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00.

Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!” shkruan Bardhi.