Kthehesh në shtëpi nga puna, i uritur dhe i lodhur, dhe mendon të hash tepricat e ushqimit të djeshëm. Por ekspertët paralajmërojnë që kjo mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj.
Një nga ushqimet më të rrezikuara për t’u ngrënë një ditë më pas është orizi. Sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, kur orizi nuk ruhet siç duhet, mund të zhvillohen mikrobet patogjene që shkaktojnë helmime nga ushqimi. Zierja e orizit nuk është gjithmonë e mjaftueshme për të eliminuar këto mikroorganizma. Rreziku i shumimit të mikrobeteve është më i madh kur orizi mbahet në temperaturën e dhomës.
Për të shmangur këtë rrezik, ekspertët rekomandojnë që orizi të vendoset në frigorifer brenda dy orëve nga gatimi. Po ashtu, ai duhet të ftohet dhe të lahet mirë para ruajtjes. Restorantet që mbajnë orizin të gatshëm gjatë gjithë ditës dhe e shërbejnë sa herë që nevojitet, bëjnë një gabim të madh në praktikat e tyre.
Në krahasim, orizi i përdorur për sushi nuk ka të njëjtin problem, pasi ai përmban uthull, e cila ndihmon në reduktimin e mundësisë së rritjes së mikrobeve.