Pse mungoi kryeministri i Kosovës në samitet e Tiranës? Alizoti: Kurti nuk gjen ngrohtësi këtu, Rama e sheh si rival
Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka komentuar në studion e “Open” në News24 mungesën e kryeministrit të Kosovës në samitet e mbajtura në Tiranë ditët e fundit.
Sipas tij “Albin Kurti nuk gjen ngrohtësi këtu”, duke iu referuar qëndrimeve të homologut të tij Rama në disa raste.
Ai u shpreh se Rama e sheh Kurtin si një rival për influencën shqiptare në Ballkan, duke theksuar se qëndrimet e kreut të qeverisë shqiptare janë “totalisht kundra” me ato të homologut të tij në Kosovë.
“Kurti nuk gjen ngrohtësi këtu pas sjelljeve të mëparshme të Ramës. Rama mendoj se e shikon Kurtin si një rival për influencat shqiptare në Ballkan. Kurti është një kombëtar, ndërsa Rama një ndërkombëtar dhe ndaj ai nuk i jep shumë rëndësi. Serbia është tejmase e përkëdhelur nga Evropa dhe nuk mund të vijë Vuçiçi këtu e të bëjë sikur nuk ndodhi asgjë.