Pse motra e Gjestit refuzon Eglin? Lidhja me ish-të dashurën e tij ndez dyshimet për ndarje të afërt
Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, duket se marrëdhëniet mes Egli Takos dhe familjarëve të Gjestit nuk kanë qenë aspak të qeta. Burime nga emisioni Kosova Today kanë hedhur dritë mbi prapaskenat që mund të jenë duke ndikuar edhe në një ndarje të mundshme të çiftit Egli–Gjesti.
Gazetari Agon Rexhepi ka zbuluar se një figurë kyçe në këtë histori është Diellza, ish-partnerja e Gjestit, me të cilën ai ka qenë në një lidhje për 5 vite. Diellza ka qenë një mbështetje e madhe për Gjestin dhe miqtë e tij gjatë periudhave të vështira ekonomike, dhe duket se marrëdhënia mes saj dhe motrës së Gjestit, Blerinës, është ende shumë e fortë.
Blerina, e cila ka qenë kolege me Diellzën për dy vite, nuk ka shfaqur asnjë interes për Eglin dhe nuk e ndjek as në rrjetet sociale, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për një distancim të qëllimshëm. Vizita e saj në shtëpinë e BBVA dhe deklarata e bërë në sy të Gjestit, “Kam qenë në Gjermani veç për ty”, është interpretuar nga ndjekësit si një referencë për Diellzën, e cila jeton në Gjermani.