“Pse jeni sot si pula të lagura?” Balla pyet opozitën: Pse nuk flisni për raportin e DASH mbi korrupsionin?

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka hedhur akuza ndaj opozitës, duke e pyetur se pse po heshtin për raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për “Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit”.

“Pse jeni sot si pula të lagura, se nuk lini raport të DASH pa përmendur? Si ka mundësi që këtë raport për pastrimin e parave nuk dëgjova ta përmendni?”, tha Balla.

Ai ka theksuar gjithashtu se opozita ka shmangur të flasë për dhëndrin e një ish-kryeministri, i cili kishte fituar 5 milionë euro, një çështje që ai e konsideron të rëndësishme për debatin publik.