Monika Kryemadhi, e akuzuar nga SPAK ka qënë e ashpër në reagimin e saj për mediat.
Ndër të tjera, ajo ka pranuar se ka bashkëpunuar me biznesmenin Samir Mane, pasi këtij të fundit i ka shitur një objekt me vlerë 300 mijë euro.
“Është e vërtetë. Samir Manes i kam shitur vilën në Qerret me vlerë 300 mijë euro. Për fibrën optike. Adrian Shatku është një biznesmen i nderuar shqiptaro-amerikan. Adrian Shatku është kushëriri im. Ka dashur të vijë në Shqipëri sepse biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. E gjithë infrastruktura e shtetit shqiptar nuk ofron atë që duhet. Ka marrë një leje të fibrës optike nga Pollo dhe Berisha, me ligj. Nuk ja ka dhënë Monika Kryemadhi as Ilir Meta. Ilir Meta ka shkuar shumë keq me këtë kushëririn tim. Ilir Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mira me njerëzit e mi, sepse po të kishte do të ishin në poste drejtuese. Sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Zoti Adrian Shatku ka bërë kërkesë. Unë e kam prezantuar me kryeministrin Rama, me ministren në atë kohë Milena Harito. SPAK gënjen. Ti edhe sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike.
Unë para 3 muajsh isha në delegacion me Parlamentin shqiptar dhe avioni na ktheu nga Rinasi në Vjenë, ngelëm në Vjenë në 4 të mëngjesit. Parlamenti mi ktheu pas 1 muaji lekët. Do merret i pandehur Edi Paloka, Ervin Salianji pse kanë paguar me kartën time? E kam takuar Shatkun me kryeministrin Edi Rama dhe Milena Hariton sepse kishte një rezistencë nga Ministria e Transportit në atë kohë për të mos prishur monopolin. SPAK-u gënjen. Ku i kam unë këto? Keni përdorur kartën kreditit të Shatkut? E thotë SPAK-u…
Nuk e kam përdor.Unë kam deklaruar çdo gjë dhe prandaj po të them se mënyra se si ata e kanë bërë është gjyq publik për të gjetur edhe viktima të tjera” tha Kryemadhi.
View this post on Instagram