“Pse bën zhurmë?”/ Qëllon me dy plumba fqinjin dhe arratiset, çfarë ndodhi mbrëmë në Durrës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit.

Mësohet se një konflikt i çastit mes dy fqinjëve, ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Shtetasi 50-vjeçar, autor i plagosjes, qëlloi drejt fqinjit të tij, 40-vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit,

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

“Dy fqinjë, njëri banonte në katin e 7, tjetri në katin e 8. Janë konfliktuar për shkak të zhurmave. Shtetasi Gentian Kuqi 50 vjec, që banonte në katin e 7, është ngjitur në katin e 8, u konfliktua me  Mikel Spirollari 40 vjeç. Situata është agravuar, në përdorimin e armëve. 50-vjeçari ka qëlluar dy herë në drejtim të Spirollarit. Gjendja e tij është kritike për jetën. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ka ndodhur ngjarja.