“Pse bën sikur ke ulur qiellin në Tokë?!” Rama i përgjigjet komentuesve: Tiranën nga varri e kam ngritur unë, nuk ma heq dot askush!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një komentuesi në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook, i cili e kritikoi për propagandë të shëmtuar dhe për përpjekjen e tij të paraqitet si shpëtimtar i qytetit. Komentuesi i tha Ramës:

“Pse bën sikur ke ulur qiellin në Tokë?! Kadalë bre burrë… ke 0000 meritë në këtë punë. Njerëzit të mandatuan që të kryeje detyrën, jo të na shesësh mend. Boll me hise syve.”

Në përgjigjen e tij, Rama e hodhi poshtë këtë kritikë dhe e theksoi se ai po bën detyrën e tij si kryeministër dhe se nuk është i angazhuar në propagandë, por në punë reale për qytetin dhe vendin.

Ai theksoi se në ndryshim nga periudha kur opozita ishte në pushtet, ku nuk shiheshin as veprime konkrete, ai ka punuar për të ndryshuar Tiranën dhe e ka ngritur atë nga një “varr” ku ishte para se të merrte drejtimin. Rama tha me bindje se: “Tiranën nga varri e kam ngritur dhe këtë nuk ma heq dot askush.”

Përveç kësaj, Rama ironizoi periudhën kur opozita udhëhoqi Tiranën dhe theksoi se, në atë kohë, qyteti kishte probleme të shumta infrastrukturore, duke përfshirë edhe një sahat të papunë në qendër të Tiranës. Ai e mbylli përgjigjen duke theksuar se, ndryshe nga ata që e kritikonin, ai ka bërë një punë të madhe për të modernizuar kryeqytetin dhe se ky është një fakt që nuk mund të mohohet.