PS thellon rezultatin me votat e diasporës, siguron mbi 20 mijë më shumë! Ja si paraqiten rezultatet paraprake
Partia Socialiste ka siguruar një avantazh të qartë në numërimin e votave të diasporës për zgjedhjet e 11 majit, duke thelluar rezultatin në shkallë kombëtare. Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), PS ka marrë 42,492 vota nga qendrat e numëruara, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 22,481 vota.
Diferenca mes dy forcave kryesore është mbi 20 mijë vota, duke i dhënë një shtysë të madhe Partisë Socialiste në garën për shumicën parlamentare.
Rezultatet paraprake të votave të diasporës:
- PS – 42,492 vota
- PD – 22,481 vota
- Nisma Shqipëria Bëhet – 6670 vota
- Mundësia – 2781 vota
- Lëvizja Bashkë – 2067 vota
- Partia Socialdemokrate (PSD) – 880 vota