PS thellon avantazhin me votat e diasporës, siguron mbi 31 mijë më shumë! Ja si paraqiten rezultatet paraprake
Partia Socialiste ka thelluar diferencën në zgjedhjet e 11 majit me votat e diasporës, duke siguruar mbi 31 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, sipas rezultateve paraprake të KQZ-së.
Deri më tani, PS ka grumbulluar 65,327 vota nga qendrat e numëruara, ndërsa PD ka arritur të marrë 34,093 vota, duke krijuar një diferencë prej mbi 26 mijë votash mes dy partive kryesore.
Nga rezultatet e tjera, Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt ka arritur të sigurojë 10,078 vota, ndërsa Partia Mundësia ka marrë 4,489 vota.
Shifrat paraprake të votave nga diaspora:
- PS – 65,327 vota
- PD – 34,093 vota
- Nisma SHB – 10,078 vota
- Mundësia – 4,489 vota
- Bashkë – 3,223 vota
- PSD – 1,455 vota