PS siguron 6 mandate në Korçë, PD 4, Edmond Spaho mbetet jashtë Parlamentit – lista e plotë e deputetëve të rinj
Qarku i Korçës ka përfunduar numërimin e votave, duke ndarë 10 mandate parlamentare mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. PS ka siguruar shumicën me 6 mandate, ndërsa PD ka marrë 4.
Listën fituese të PS-së e kryeson Niko Peleshi, drejtuesi politik i qarkut, ndjekur nga Romina Kuko dhe Genti Lakollari, të cilët ishin në listën e mbyllur. Nga lista e hapur, socialistët kanë siguruar tre mandate të tjera me Ilirian Pendavinjin (10,103 vota), Bledi Çomon (9475 vota) dhe Arjan Jaupllarin (7422 vota).
Ndërkohë, Enslemvera Zake me 6221 vota ka mbetur jashtë Parlamentit.
Nga Partia Demokratike, në Parlament futen Ivi Kaso, Ledina Alolli dhe Bledjon Nallbati nga lista e mbyllur, ndërsa Fidel Kreka siguroi mandatin nga lista e hapur me 6502 vota.
Ish-deputeti Edmond Spaho, një nga figurat më të njohura të PD-së në Korçë, mbetet jashtë Parlamentit, pasi nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme.