PS siguron 3 mandate në Dibër, PD merr 2, ish-kryebashkiaku Agron Malaj më i votuari, Xhemal Gjunkshi mbetet jashtë Parlamentit
Partia Socialiste ka siguruar tre mandate deputeti në qarkun e Dibrës, ndërsa Partia Demokratike ka marrë dy, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas këtyre të dhënave, PS ka marrë 32,146 vota, ose 56.19% të totalit, duke siguruar automatikisht mandate për Blendi Klosin dhe Alma Selamin, që ishin pjesë e listës së mbyllur. Ndërkohë, ish-kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, ka siguruar mandatin e tij si kandidati më i votuar në Dibër, me 12,616 vota.
Nga Partia Demokratike, dy mandatet janë siguruar nga Xhelal Mziu dhe Denisa Vata, ndërsa ish-deputeti Xhemal Gjunkshi ka mbetur jashtë Parlamentit, pasi ka marrë vetëm 5,693 vota, duke mos arritur pragun e nevojshëm për t’u zgjedhur.