“PS reflekton edhe kur fiton”/ Gjiknuri i kalon detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm Blendi Klosit

Damian Gjiknuri i kaloi sot detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosit. Dy ditë pasi Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e shkarkoi Damian Gjiknurin si Sekretar të Përgjithshëm të PS-së, ai tha se lëvizjet vijnë pas një analize që po bëhet për zgjedhjet.

“Sot është një ditë e veçantë për mua që pas 2 vitesh ja dorëzoj detyrën një kolegu të nderuar. Sërish kjo parti në çdo moment fitorje vendos që të reflektojë. Gjatë punës sime PS arrit të marrë një fitore historike janë 53 parti të fituara nga PS. Falënderoj të gjithë anëtarët e asamblesë, gjithë sekretariatin, gjithë anëtarët e partisë. Sekretariati ofroi dorëheqjen në funksion të analizës. Në shtator do të futemi në zgjedhje. Jam i bindur se do ta bëjë PS edhe më efikase si organizatë. Organizatat janë më të fuqishme edhe kur bëjnë reflektim pas fitores.’- tha Gjiknuri.