PS propozon pr.ligj për anulimin e gjobave, ndërpritet seanca plenare! Opozita proteston: S’jemi njoftuar! Spiropali: Është kërkuar shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar
Grupi Parlamentar i PS-së ka depozituar në Kuvend propozimin për një projekligj për anulimin e gjobave.
Kryeparlamentarja njoftoi se 35 deputetë të PS-së kanë kërkuar shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për anulimin e gjobave.
Por, opozita ka protestuar duke u shprehur se nuk janë njoftuar në lidhje me propozimin e ligjvënësve socialistë.
Ndërkohë Kryetarja e Kuvendit ndërpreu seancën për 10 minuta duke i kërkuar Sekretarisë t’i vendoste në dispozicion kërkesën e Grupit të PS-së.
Elisa Spiropali: Nga deputetë të Grupit Parlamentar të PS është kërkuar shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të projektligj për anulimin e gjobave. Z. Bardhi është depozituar sot, duhet ti vendoset në dispozicion.
Kush do të flasë pro kërkesës?
Të flasë pro dhe ju kundër.
Gazment Bardhi: Ku është kërkesa?
Elisa Spiropali: Sekretaria më njofton se është dpeizituar përpara 45 minutave. 10 minuta, Sekretaria të vendosë në dispozicion propozimin e 35 deputetëve, 10 minuta pushim.