PS propozon datën 11 Maj 2025 për zgjedhjet parlamentare

Data 11 maj është propozuar nga Partia Socialiste në takimin me Presidentin, Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Në daljen për mediat pas takimit, sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi ka theksuar se kjo është data më korrekte për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Propozuam daten 11 Maj per zgjedhjet. Daten me te fundit ne afatin ligjor per t’i dhene mundesi te procesit pergaritor per voten e diaspores”, tha Klosi.